Luis Alberto dhe Acerbi kërkojnë largimin nga Lazio, Sarri pranon vendimin e tyre

schedule09:30 - 5 Gusht, 2022

schedule 09:30 - 5 Gusht, 2022

Luis Alberto dhe Francesco Acerbi janë gati të largohen nga Lazio, pasi të dy lojtarët kërkojnë të fillojnë një aventurë të re në një tjetër ekip.

Në këto kushte të dy futbollistët janë me “valixhe në duar” deri në vendimin e skuadrës kryeqytetase për t’i larguar.

Vendimin e Albertos dhe Acerbit për t’u larguar e ka konfirmuar edhe trajneri i të kaltërve, Maurizio Sarri, i cili në një deklaratë për “Corriere dello Sport” u shpreh se pranon vendimin e lojtarëve.

“Luis për të dytin vit radhazi ka shprehur vullnetin për të përfunduar karrierën e tij në Spanjë. Më shumë se në Spanjë në përgjithësi vetëm në Sevilje.

Për Acerbin asgjë teknike në fund të sezonin ai shprehu dëshirën për të ndryshuar ambient dhe skuadra do të pranonte largimin e tij, ndaj janë bërë plane të tjera për t’i zëvendësuar”, ka theksuar Sarri. /f.a/abcnews.al