“Ndihem e përulur”, Adrola Dushi nderohet për kontributin në modeling

schedule12:41 - 3 Gusht, 2022

schedule 12:41 - 3 Gusht, 2022

Adrola Dushi është vlerësuar me Stemën e Artë të Bashkisë Mirditë. Lajmin e ka bërë me dije vetë modelja përmes një postimi në Instagram, teksa ka ndarë dhe disa fotografi nga momenti që ka marrë dekoratën. Modelja shprehet se ky ishte një vlerësim i papritur por gjithashtu dhe një përgjegjësi për të.

“Për kontributin e vyer në fushën e rëndësishme të modelingut shqiptar duke i dhënë emër Shqipërisë në mbarë botën, si për bukurinë dhe për dinjitetin femëror. Që në fëmijërinë e saj, ajo ka spikatur në kontributet për kulturën e Mirditën dhe kudo ka marrë pjesë në eventet kombëtare apo ndërkombëtare si përfaqësuese e Shqipërisë, ku pjesë e rëndësishme e promocionit ka qenë dhe vendlindja, Mirdita.”, thuhet në dekoratë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ADROLA DUSHI (@adroladushi)

“Nuk gjej fjale per te shprehur sa e perulur dhe e emocionuar ndihem. Eshte nje nder dhe privilegj i jashtezakonshem qe sot Mirdita ime me dhuron Stemen e Arte te Bashkise Mirdite!  Gjej rastin te shpreh mirenjohjen time te thelle per Kryetarin e Bashkise Mirdite Z. Ndrec Dedaj qe sot me nderon duke me renditur si gruan e pare mirditore qe i jepet kjo steme e arte me simbolet mirditore si dhe Grate e Unionit Mirdita qe propozuan emrin tim per kete dekorim.

Ky dekorim vjen si nje vleresim i papritur dhe shume i bukur per mua, por vjen dhe si nje pergjegjesi per vendlindjen time. Me apo pa kete dekorate, angazhimi im per promovimin dhe nderimin kudo te vendlindjes time do jete i pasosur. Faleminderit Mirdita ime. Zoti te bekofte. Te dua “, shkruan modelja. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!