Gjukanoviçi nis procedurat për shkarkimin e Abazoviçit pas marrëveshjes me Kishën serbe

schedule11:23 - 3 Gusht, 2022

schedule 11:23 - 3 Gusht, 2022

Partia Demokratike e Socialistëve e Milo Gjukanoviçit do të nisë sot një nismë për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë së drejtohet nga Dritan Abazoviq

Kjo pasi Abazoviç e ka nënshkruar një marrëveshje themelore me Kishën Ortodokse Serbe.

Përmes një deklarate në Twitter, ky subjekt politik ka thënë se iniciativa është e hapur për të gjithë ata deputetë që besojnë që qeveria duhet të jetë e përgjegjshme ndaj interesave të Malit të Zi.

“Marrëveshja e nënshkruar sot, e cila është në kundërshtim me Kushtetutën e Malit të Zi, do të pezullohet menjëherë pas zgjedhjes së Qeverisë së re”, thuhet në njoftim. /Express

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!