Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Një ditë pas tragjedisë, pushuesit braktisin plazhin ku u vra me skaf vogëlushja 7-vjeçare

schedule11:14 - 3 Gusht, 2022

schedule 11:14 - 3 Gusht, 2022

HIMARË – Një ditë pas tragjedisë që i mori jetën 7-vjeçares, në plazhin e Potamit, gjithçka që ka mbetur janë një tufë lule, një kukull që pret vajzën të luaj me të, kapelja dhe rrobat e prindërve ende mbi shezlong.

Vogëlushja Jonada Avdia, u godit për vdekje nga një skaf me dy motorë, që drejtohej nga efektivi i policisë Arjan Tase.

Pushuesit e paktë që ishin në këtë bregdet, mëngjesin e sotëm kanë braktisur plazhin e Potamit.

Tragjedia në Himarë ndodhi një ditë më parë (2 gusht). 7-vjeçarja po lahej në breg, ku skafi me dy motorë e goditi rëndë duke i marrë jetën në vend. Aktualisht drejtuesi i skafit, Arjan Tase është shefi i policimit në komunitet në Elbasan. Ai është shoqëruar në polici ndërsa edhe është përjashtuar nga radhët e policisë.

Në dëshminë e tij, Tase ka thënë se skafi nuk ishte e tij, por ia ka marrë kushëririt të tij për përdorim dhe ka shtuar se skafi kishte defekt, e për pasojë ka marrë gaz menjëherë dhe ka bërë një rrotullim në vend dhe ka goditur vajzën 7-vjeçare për vdekje.

Ndërkohë, Tase nuk kishte patentë skafi. Ai ka qenë Shefi i Komisariatit të Himarës, por u arrestua pas një operacioni antidrogë, megjithatë, u rikthye sërish në radhët e policisë. Për ngjarjen e rëndë u shkarkua i gjithë zinxhiri drejtues i Policisë së Kufirit dhe Migracionit Vlorë nga detyra.

Kjo nuk është hera e parë gjatë këtij sezoni veror që ka pasur persona të plagosur si pasojë e mjeteve lundruese që humbin kontrollin. Manovrat e rrezikshme disa here u kanë rrezikuar jetën pushuesve, siç ka ndodhur në Jalë, ku drejtuesi i një skafi Gjergj Priftuli aksidentoi një çift pushuesish. Një tjetër rast i rëndë ndodhi në plazhin e Jonufrës, ku një 40-vjeçar duke drejtuar një mjet lundrues tip gomone dëmtoi një fëmijë 7-vjeçar që ishte duke notuar në afërsi të bregut.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!