Shenjat e Horoskopit që do të kenë shumë vështirësi në muajin gusht

schedule17:25 - 2 Gusht, 2022

schedule 17:25 - 2 Gusht, 2022

Muaji i fundit dhe më i preferuari i verës ka nisur dhe bashkë me të sjell disa ndryshime, të cilat nuk do të jenë veçanërisht të këndshme për disa shenja të Horoskopit.

Lëvizjet e planetëve nuk i favorizojnë përfaqësuesit e mëposhtëm të zodiakut, por kjo nuk do të thotë se ata duhet të dorëzohen dhe të bëhen spektatorë të vështirësive. Me maturi, durim dhe përgatitje të mirë ata mund të menaxhojnë çdo problem që lind. Edhe nëse ata mbajnë parasysh se pas stuhisë vjen gjithmonë qetësia, atëherë gjërat mund të bëhen më të durueshme.

Cilat janë shenjat që gushti nuk “sillet” aq mirë? Demi, Peshorja, Bricjapi dhe Ujori.

Më poshtë lexoni në detaje parashikimet:

Demi

Ka kaq shumë ndryshime që mund të ndiheni sikur do të rrëzoheni me çdo lëvizje tuajën. Lëvizjet e planetëve ndikojnë fort tek ju me Marsin, Saturnin, Venusin dhe Uranin që “goditin” si profesionale ashtu edhe personale.

Dielli do të jetë në shtëpinë tuaj të 4-të të familjes dhe marrëdhënieve dhe ndoshta është koha të hiqni dorë nga disa “bagazhe” emocionale që ju kanë rënduar. Ia vlen të ndiheni të sigurt, ndaj kudo që të jeni, filloni të ndërtoni “hapësirën” tuajën, atë ku do të ndiheni sikur i përkisni plotësisht.

Peshorja

Ju mund të jeni në një gjendje të fortë mendore këto ditë pasi kuptoni se cilat janë kufijtë tuaj dhe ku duhet të vizatoni vijën tuaj të kuqe. Që në ditët e para të muajit do të ndjeni tension pasi mund të përballeni me një fund të papritur.

Nëse ndiheni sikur diçka ose dikush po ju shterron energjinë, ndoshta është koha që të filloni të shkëputeni ngadalë prej saj. Ka ardhur koha për të investuar në diçka që do të ketë vlerë dhe rritje afatgjatë. Nëse qëndroni në një marrëdhënie ose një punë që ju tërheq në zinxhirë, atëherë definitivisht nuk do të arrini zhvillimin që dëshironi. Jepini vetes leje për t’u çliruar.

Bricjapi

Jeta personale dhe nivelet e intimitetit me të tjerët dalin në pah këtë muaj. Ndërsa Dielli i Luanit kalon tranzit në shtëpinë tuaj të tetë, ju detyron të dalloni se ku fillojnë dhe mbarojnë personi ose gjërat që doni.

Vetëm për shkak se ju kujdeseni për dikë nuk do të thotë se ai do të kuptojë çdo pëllëmbë të jetës dhe personalitetit tuaj. Vendosni kufijtë tuaj dhe tregoni se jeni të gatshëm t’u përmbaheni atyre. Investoni energjinë tuaj me mençuri. Ky vendim juaj mund të shqetësojë disa njerëz, por ju nuk jeni përgjegjës për mënyrën se si ndihen të tjerët. Ashtu siç ju respektoni kufijtë e tyre, ashtu duhet edhe ata.

Ujori

Me Diellin që lëviz në Luan, shenjën tuaj të kundërt, mund të ndiheni sikur po shikoni në pasqyrë. Në fakt, kur të kalojë nëpër shtëpinë tuaj të shtatë, atë të partneriteteve, do të ndriçojë njerëzit me të cilët punoni dhe ndoshta do të shkaktojë disa tensione. Kjo do t’ju inkurajojë të punoni më shumë për të zgjidhur problemet që lindin, por duhet të mbani mend se marrëdhëniet nuk kanë për qëllim të zgjasin gjithmonë përgjithmonë. Mos u kënaq me dikë që nuk të meriton vërtet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!