U godit nga skafi, ndërron jetë fëmija në Himarë

schedule14:26 - 2 Gusht, 2022

schedule 14:26 - 2 Gusht, 2022

Ka ndërruar jetë 5-vjeçari, i cili u godit nga një skaf në plazhin e Potamit, në Himarë.

Burime nga policia bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00. Shtetasi A. T., duke drejtuar një mjet lundrues tip skaf, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe për pasojë ka goditur një fëmijë rreth 5 vjeç.

Për shkak të dëmtimeve të marra, 7-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë dhe po kryhen procedurat për arrestimin e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë vetëm 2 ditë më parë, policia tha se ka intensifikuar monitorimet e bregdetit  për të mbajtur nën kontroll mjetet lundruese që janë shqetësim për pushuesit.

/Abcnews.al/