Kreu i SPAK dhe BKH-së vizitë në SHBA, takime me DASH, FBI-në dhe DEA-n

schedule08:56 - 2 Gusht, 2022

schedule 08:56 - 2 Gusht, 2022

Drejtuesi i SPAK, Arben Kraja, prokurori i posaçëm, Vladimir Mara dhe Drejtori i BKH, Aida Veizaj janë në një vizitë zyrtare në Washington të SHBA-së.

Bëhet me dijese gjatë vizitës që zgjat një javë, ata do takohen me zyrtarë të Departamentit Shtetit, Departamentit të Drejtësisë, FBI, DEA dhe institucione të tjera të zbatimit të ligjit në SHBA.

“Qëllimi i vizitës është prezantimi i SPAK dhe arritjeve të tij, si dhe forcimi i bashkëpunimit të SPAK me institucionet e zbatimit të ligjit në SHBA, me synim rritjen e intesitetit të ushtrimit të ndjekjes penale ndaj krimit të organizuar, korrupsionit, pastrimit të parave dhe konfiskimit të aseteve kriminale në Shqipëri”, thuhet ndër të tjera në një deklaratë të shpërndarë për mediat. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!