Një tjetër shtet konfirmon vdekje nga lija e majmunit

schedule18:05 - 1 Gusht, 2022

schedule 18:05 - 1 Gusht, 2022

India ka konfirmuar vdekjen e parë nga lija e majmunit. Viktima është një i ri nga shteti jugor Kerala.

Kjo është vdekja e katërt nga sëmundja e njohur gjatë shpërthimit aktual. Javën e kaluar Spanja raportoi dy vdekje të lidhura me linë e majmunëve dhe Brazili  një.

Vdekja në Indi është e para e regjistruar në Azi. Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli linë e majmunëve  një emergjencë globale të shëndetit publik më 23 korrik.

Viktima e sëmundjes në Indi ishte një 22-vjeçar, i cili vdiq të shtunën, u tha gazetarëve një ministër i qeverisë, duke shtuar se ishin izoluar 21 persona që kishin qenë në kontakt me të. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!