Denzel Dumfries kërkohet me ngulm nga Chelsea, me blutë që i kanë ofruar 25 milionë euro plus bonuse.
Një shifër kjo që është refuzuar nga zikaltrit, të cilët kërkojnë të përfitojnë nga shërbimet e mbrojtësit, teksa nuk heqin dorë nga 50 milionë euro.
Klubi italian e transferoi holandezin para një viti nga PSV Eindhoven për 13.7 milionë euro, ndërsa falë sezonit të mirë çmimi i tij është trefishuar.
Ai realizoi pesë gola dhe dhuroi pesë asistime në 33 paraqitje në Serie A dhe është futbollist i rregullt në ekipin e Holandës.
Mediat raportojnë se çmimi më i ulët për 26-vjeçarin është 40 milionë euro, mirëpo “La Gazzetta dello Sport” njofton se Simone Inzaghi nuk do t’i marrë parasysh ofertat nën 50 milionë euro. /f.a/abcnews.al