Kapet me kallash dhe municion luftarak në makinë, arrestohet 33-vjeçari me dy mbiemra në Tiranë

schedule14:45 - 1 Gusht, 2022

schedule 14:45 - 1 Gusht, 2022

Një 33-vjeçar i cili është kapur nga forcat e policisë së Tiranës me kallashnikov dhe municion luftarak me vete është arrestuar.

Blutë bëjnë me dije se në kuadër të operacionit “Driver” u bë arrestimi i i Vilson Hamza (Rama), 33 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu, u proceduan penalisht në gjendje të lirë, shtetasit I. R., 41 vjeç dhe B. Z., 33 vjeç.

Në rrugën “Myslym Keta”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin Vilson Hamza (Rama) dhe pasagjerë shtetasit I. R. dhe B. Z.

Gjatë kontrollit të automjetit, në bagazh, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov, krehër dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!