Foto ilustruese
Një makinë është përfshirë nga flakët në ecje e sipër në Bypass-in Orikum-Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 17:55.
Uniformat blu bëjnë me dije se makina e djegur i përket shtetasit me iniciale F.D.
Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 17:55, në Bypass-in Orikum-Vlorë, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti me drejtues shtetasin F. D, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/abcnews.al/