Kosova ka mjaftueshëm prova dhe dëshmitarë për thelemimin e gjykatës ndërkombëtare për genocibin serb në vend. Me këte deklaratë kryetari i parlamentit të Kosovës Kadri Veseli u ka kërkuar deputetëve ngritjen e një komisioni parlamentar për mbledhjen e provave.
Kryeparlamentari Kadri Veseli ka kërkuar para deputetëve krijimin e një komisionin për mbledhjen e fakteve që do t’i hapte rrugë themelimit të një Tribunali Ndërkombëtar për gjenocidin serb në Kosovë.
Ai tha se Kosova ka fakte, dëshmi dhe dëshmitarë të bollshëm. Kosova ka aq shumë dëshmitarë të gatshëm për të dëshmuar, përfshirë edhe ata që kanë marrë pjesë në mënyrë të drejtpërdrejtë në këto krime.
Por partitë opozitare LDK-ja dhe Vetëvendosje kundërshtuan këtë iniciativë të cilën e quajën të pasinqertë dhe më pas braktisën seancën.
Ndërsa kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka thënë se Kadri Veseli nuk e ka hallin e Tribunalit por me këtë sipas tij po mundohet t’i kundërvihet Gjykatës Speciale.
Të pamundshme dhe lojë më familjarët e të vrarëve iniciativën e Veselit e sheh edhe deputetja tjetër e Lëvizjes Vetëvendosje Saranda Bogujevci e cila gjatë luftës ishte e plagosur rëndë ndërsa kishte humbur edhe një pjesë të madhe të familjes.
Për analistin Milazim Krasniqi iniciativa është e vonuar por edhe vështirë se mund të realizohet.
Kryeparlamentari javë më parë e ka marrë iniciativën për themelimin e një trivunali ndërkombëtar për gjenocidin serb që ka ndodhur gjatë luftës në Kosovë. /ABC News Albania 24/7