Policia e ndoqi këmba-këmbës, arrestohet 30-vjeçari shqiptar në Greqi: Kishte 5 kg “bar” në çantë

schedule09:53 - 31 Korrik, 2022

schedule 09:53 - 31 Korrik, 2022

Një 30-vjeçar shqiptar, i cili u arrestua pasditen e djeshme nga punonjësit e policisë së Prokurorisë së Larisës, kishte në çantën e shpinës më shumë se 5 kilogramë hashash.

Sipas medieve greke, efektivët e policisë po e ndiqnin 30-vjeçarin nga zona e Gonnon-it dhe me të mbërritur në Tempi, e kanë kontrolluar.

Sipas burimeve policore, 30-vjeçari ka tentuar të arratiset pa sukses, ndërsa nga kontrolli në çantën e shpinës u gjetën 5.1 kilogramë hashash.

I arrestuari pritet të dalë sot në Prokurori./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!