Një predhë 30 cm e gjatë është gjetur në një shkëmb, në një nga plazhet më të frekuentuara të Prevezës, Kastrosykia.
Në orët e vona të mbrëmjes të së shtunës, Autoriteti Portual i Prevezës është njoftuar për zbulimin e mjeteve ushtarake në zonën detare të Kastrosykia, pas një strehe peshkimi.
Zyrtarët e Autoritetit Portual të Prevezës kanë shkuar menjëherë në zonë, ku kanë konstatuar një objekt të panjohur (ndoshta një predhë ushtarake), rreth 30 centimetra, në një shkëmb, jashtë detit dhe kanë vazhduar menjëherë me shënjimin e zonës.
Për neutralizimin e tij është njoftuar Shërbimi kompetent i ushtrisë./Abcnews.al/