Instagram ka pezulluar funksionet që ka lançuar së fundmi, pas kritikave të ashpra nga një pjesë e madhe e përdoruesve, raporton CNN.
Ndryshimet e ditëve të fundit e kanë sjellë Instagramin një hap më afër modelit TikTok, me algoritmin që u promovon përdoruesve më shumë përmbajtje nga llogaritë e panjohura dhe më pak postimet e llogarive, të cilat ata vetë ndjekin.
Instagram ka eksperimentuar gjithashtu me video në ekran të plotë për një përqindje të vogël të përdoruesve, gjë që i bën jehonë pamjes së TikTok.
Megjithatë, sipas asaj që një përfaqësues i Instagram tha dje, “ne e kuptojmë se ndryshimet në aplikacion mund të kenë nevojë të përshtaten dhe ndërsa besojmë se Instagram duhet të evoluojë ndërsa bota ndryshon, ne duam të kemi kornizat e nevojshme kohore dhe të sigurojmë që po e bëjmë siç duhet.”
“Bazuar në gjetjet tona dhe reagimet nga komuniteti ynë, po ndalojmë testimin e videove në ekran të plotë në Instagram për të eksploruar opsione të tjera dhe për të reduktuar përkohësisht numrin e sugjerimeve që përdoruesit tanë shohin në përditësime”, ka thënë zëdhënësi.
Ndryshimet e reja të rrejtit social u kritikuan edhe nga Kim Kardashian dhe Kylie Jenner, llogaritë e të cilave janë ndër më të njohurat në Instagram. /abcnews.al