Përmbytje “historike” në Kentucky: Të paktën16 viktima, mes tyre edhe fëmijë

schedule08:55 - 30 Korrik, 2022

schedule 08:55 - 30 Korrik, 2022

Të paktën 16 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga shirat e rrëmbyer në Kentucky, SHBA. Guvernatori i Kentucky-t, Andy Beshear tha për mediat se ai pret që bilanci i viktimave të vijojë të rritet.

Presidenti Biden i shpalli përmbytjet “një fatkeqësi të madhe” të premten dhe urdhëroi ndihmën federale për të asistuar autoritetet lokale me operacionet e rimëkëmbjes. Në mesin e të vdekurve janë gjashtë fëmijë, përfshirë një 1-vjeçar. Më shumë se 23,000 njerëz kanë mbetur pa energji elektrike.

Përmbytjet e këtij fund korriku janë cilësuar si më të rëndat në histori për vendit. /abcnews.al/