Milan arriti të fitonte sfidën ndaj Frosinone-s, duke mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim në Champions League. Në një ndeshje të dominuar nga ata, kuqezinjtë arritën të fitonin 2-0. Golat u shënuan nga Piatek në minutën e 57 dhe Suso në minutën e 66.
Sfida në “San Siro” duhej fituar me patjetër nga djemtë e Gennaro Gattuso-s, të cilët shpresojnë të kualifikohen në Champions League. Ata ndodhen aktualisht në vendin e 4-rt me pikë të barabarta me Atalantën, të cilët kanë një ndeshje më pak.
Pikërisht sonte, “Djalli” pret një surprizë të bukur nga Juventus. “Zonja e vjetër” do të ketë përballë Atalantën, nga ku tifozët kuqezinj shpresojnë një humbje të bergamaskëve./abcnews.al