Ekuadori është kthyer në eksportuesin e tretë më të madh të drogës në botë.
Në Ekuador ushtrojnë veprimtari kriminale tre nga organizatat më të mëdha kriminale ndërkombëtare, të sepcializuara në trafikimin e lëndëve narkotike.
Sigurisht mes tre bandave të mëdha të drogës nuk kishte si të mungonte banda shqiptare.
E para është banda e quajtur “Sinaloa Cartel”, e cila operon në Ekuador që prej vitit 2009.
I dyti është karteli i gjeneratës së “Re Jalisco”.
Ndërsa vendin e tretë e zë mafia shqiptare, e cila sipas medieve të huaja ka nisur aktivitetin e saj kriminal në Ekuador në vitin 2014, raporton media spanjolle.
Kjo bandë bashkëpunon me mafien e ashtuquajtur “R7”.
Të gjitha këto grupe financojnë dhe kontrollojnë rrugët e transportimit të kokainës nga ajri dhe deti.
Sipas autoriteteve ekuadoriane, bandat luftojnë deri në vdekje për të kontrolluar territorin deri te transporti i drogës.
Kartelet Jalisco dhe Sinaloa dhe mafia shqiptare blejnë kokainën nga bandat kolumbiane dhe më pas e zhvendosin përmes kufirit verior, përmes Esmeraldas.
Shumica e dërgesave nga këto provinca transportohen në SHBA dhe Evropë./abcnews.al/