Ditë e nxehtë na pret, parashikimi i motit për sot

schedule07:11 - 29 Korrik, 2022

schedule 07:11 - 29 Korrik, 2022

Shqipëria

Territori shqiptar do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku deri në mesditë orët me diell do të jenë të shumta në një pjesë të mirë të vendit tonë.

Ndërsa në orët në vijim do të ketë kalime të lehta të vranësirave në zonat malore dhe në zonën e ulët. Bregdeti në pjesën më të madhe do të vijoj të jetë në mbizotërimin e motit të kthjellët dhe pas mesdite.

Sipas MeteoAlb Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 36°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke sjell dallgëzim mbi 2 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës do të jetë gjatë orëve të para të ditës në mbizotërimin e kthjellimeve në pjesën më të madhe të territorit.

Por parashikohet që në orët e mesditës dhe në vijim në vend të ketë kalime të pakta vranësirash të cilat më të dukshme do të jenë gjatë pasdites.

Maqedonia e Veriut

Vlerat e larta barike do të mbizotërojnë në MV, duke bërë që deri në mesditë pothuajse i gjithë territori të dominohet nga kthjellimet.

Pritet që pas mesdite në MV të ketë shfaqje të vranësirave të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Perëndimore duke krijuar dhe momente të shkurtra me pika shiu.

Rajoni dhe Europa

Mbetet pjesa me e madhe e kontinentit në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke sjellë kthjellime dhe kalime vranësirash në
Europën Jugore dhe Veriore.

Ndërsa Lindja e kontinentit do të mbizotërohet nga vranësirat e shpeshta cilat do të sjellin reshje shiu. Po ashtu me  vranësira dhe rrebeshe paraqitet  pjesërisht Europa Qëndrore, ku në zona të izoluara do të ketë dhe rrebeshe breshëri.
/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!