Sipas MeteoAlb: vijon ndikimi i masave ajrore me origjinë jugore duke kushtëzuar kthjellime e vranësira të lehta në territor deri në mesditë kur vranësirat bëhen më të dukshme në zonat malore. Edhe pasditja vijon me kthjellime e vranësira kalimtare në Ultësirën Perëndimore, por shira priten në zonat verilindore.
Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në të dy vlerat ditore duke u luhatur nga 9°C mëngjesi deri në 27-28°C mesdita. Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë./abcnews.al

