Korça ishte mikpritësja e festës së mjaltit, ku morën pjesë bletërritës nga hapësira mbarëshqiptare. Ata kërkuan hartimin e strategjive të përbashkëta që bletaria të shihet edhe si sektor i zhvillimit të turizmit malor e mjekësor.
Bleterritës nga hapësira mbarëshqiptare janë bërë bashkë në të parën festë të mjaltit, të organizuar në Korçë. Prodhimi cilësisht i garantuar dhe bio, ardhur nga zonat më me emër të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë mori vëmendjen e qytetarëve, që mbushën stendat e panairit për disa orë. Si qendra e Rajonit që dallohet për zhvillim të sektorit të bletarisë, për bashkinë e Korçës, ky organizim, jo vetëm promovoi produktet e fermerëve nga tre vende, por edhe mundësoi shkëmbimin e eksperiencës së ndërsjelltë.
Sotiraq Filo, kryetar i bashkisë Korçë: “Është organizuar për herë të parë festa e mjaltit që ka mbledhur bletarritës jo vetëm nga Korça dhe qarqe të tjera të Shqipërisë, por edhe nga Kosova e Maqedonia”.
Bashkëpunimin individual, bletarritësit nga Maqedonia, e shohin si hapin e parë, drejt bashkëpunimit institucional. Ata kërkuan hartimin e strategjive të përbashkëta, që bletaria të shihet edhe si sektor i zhvillimit të turizmit malor, por edhe mjekësor, që gjeneron hapjen e vendeve të reja të punës.
Vitor Malutaj, kryetar i fedaratës së bletarritësve: “Kënaqësi që jam këtu, këto bashkëpunime të shkëlqyera, mbështesim Korçën që mori inciativën për organizmin”.
Driton Dikena, bletarritës: “E meriton të jemi në Korçë, është rajoni më i zhvilluar i bletarisë në Shqipëri, është sinomin i punës dhe kur thuhet bleta punëtorë dhe kroca është e punës”.
Festa e mjaltit erdhi këtë vit si pjesë e Panairit të Pranverës dhe bashkia synon ta kthejë në një tradite të përvitshme, duke u angazhuar për të mbështetur fermerët e zonave malore, si mundësi për të gjeneruar të ardhura nga bletaria. /ABC News Albania 24/7