“Shpërdorim detyre dhe korrupsion”, pezullohen nga detyra 2 inspektorë të Trafikut Urban dhe Interurban në Vlorë (EMRAT)

schedule11:07 - 28 Korrik, 2022

schedule 11:07 - 28 Korrik, 2022

Dy inspektorë, me detyrë trup shërbimi në sektorin Urban dhe Interurban në Vlorë janë pezulluar nga detyra.

Sipas njoftimit të Autoritetit të Mbikëqyrjes policore, dy inspektorët akuzohen për “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike.”

Njoftimi i plotë:

Drejtoria Rajonale e AMP Vlorë ka ekzekutuar masat e sigurimit me karakter ndalues të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë ndaj dy punonjësve të Sektorit të Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë.

Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, në kuadër të procedimit penal nr. 824/2022 referuar nga AMP në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë regjistruar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” ka vendosur masën e sigurisë me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, ndaj:

– Inspektor Igli Llupo, me detyrë trup shërbimi në Sektorin e Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë

– Inspektor Renato Yzeiraj, me detyrë trup shërbimi në Sektorin e Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë.

Nga hetimet e procedimit penal nr. 824 të vitit 2022, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë është arritur të dokumentohet me prova ligjore, se në disa raste punonjësit e policisë kanë konsumuar gjatë ushtrimit të detyrës elementë të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim, duke favorizuar shtetas në shkelje të ligjit përkundrejt përfitimit monetar./Abcnews.al/