Stadiumi “Air Albania”, Berisha: Rama i vetmi person që lavdëron projektin, kulla dëmton barin në fushë

schedule19:42 - 27 Korrik, 2022

schedule 19:42 - 27 Korrik, 2022

Gjatë një takimi me ekspertët e trashëgimisë kulturore në Tiranë, kreu i Partisë Demokratike,  Sali Berisha diskutoi rreth problematikave të pasurive kulturore të vendit tonë.

Një ndër çështjet e cekura ishte dhe stadiumi “Air Albania”.

Sipas Berishës kryeministri, Edi Rama është i vetmi person që lavdëron projektin e stadiumit, ndërsa thotë se kulla e stadiumit pengon rritjen e barit, pasi pengon rrezet e diellit.

“Kam ardhur këtu në vitin 1958, fëmijë, 14 vjeç. Tirana e 1958 duke e krahasuar më vonë me kryeqytetet e tjera, me Parisin. Të krahasosh Tiranën me Parisin, kushdo mund të thotë po krahason të krahasueshmen me të pakrahasueshmen. Unë them jo. Ka Parisin e haresë, Parisin e trashëgimisë, të modernitetit, Parisin e gjenialitetit, por ky Paris i haresë siç e quajnë ata, dallon edhe sot shumë pak nga disa lagje të Tiranës që kanë qenë në qendër të cilat u zhdukën mbi një paranojë diktatoriale sepse diktatura donte shesh të madh. Sheshi i Tiranës në ‘58 ishte një shesh fantastik i rrethuar nga ndërtesa shumë të bukura dhe më e bukura ishte Bashkia e Tiranës. Ishte më e mirë se çdo ndërtesë tjetër. Aty ku është Pallati i Kulturës, kishte Pazarin e Vjetër, ishte gjallëria e qytetit. S’mund të them numrin e dyqaneve, por mund të them se në gatime, asortimente, shërbime ai nuk u përsërit më pas zhdukjes së tij. Ishte e vështirë të kaloje në rrugicat e tij, kaq shumë vizitohej. U zëvendësua me një pallat, kemi imituar Korenë e Veriut, një pallat që ekziston në Jerevan dhe Phenian. Një ndërtesë e shëmtuar në pamje.

Çdo gjë këtu, në mënyrë të panevojshme përveç luftës kundër identitetit, babazisë dhe korrupsionit u zhdukën njëra pas tjetrës. Pas Enver Hoxhës, vjen Edi Rama. Edi Rama është një shkatërrimtar i identitetit të këtij qyteti, identitet që rrezaton në të gjithë kombin. Iu vërsul kundër vendimit që kishte miratuar vetë, me Kinema 17 nëntori, zhduku Teatrin me një urrejtje të paimagjinueshme. Po të shkosh në Paris, në një rrugë është Teatri romak, me tullë të kuqe, nuk është funksional, por është mjaft i ruajtur. Ky na e zhduku Teatrin. Sheshi, përveçse në Korenë e Veriut nuk gjen shesh kund të këtyre përmasave pa jetë. Me largimin e trafikut të duket sikur kursen pllakat e gurit.

Më ka dërguar një mesazh, i vetmi në jetën e tij, kur ia përçmova pllakat e gurit, të cilat tani janë 50 gradë. Trafikun e hiqje, por e bëje me nënkalime. Ai ka një impakt tmerrësisht negativ në jetën e qytetarëve. Largimi i trafikut nga sheshi ka krijuar ngushtica, Tiranë është problematike për rrugët. Tani ky ndalon trafikun e sheshit dhe faktikisht. Mund ta ketë rritur me atë veprim ndotjen me 50% në këtë shesh.
Mori stadiumin. Një stadium i mrekullueshëm, i papërmbajtshëm në korrupsionin e tij, e transformoi. Ju them ju, që përveç Edi Ramës nuk kam dëgjuar njeri tjetër që të lavdërojë këtë stadium. Ishte një projekt tjetër shumë më i mirë. Bëri një stadium ku nuk e gjen kund në ndonjë vend të Europës me ‘mall’ në një arën anë, me një kullë që dëmton të gjithë barin e fushës, se ia pret diellin. Pra, në rast se ka një armik të dytë të egër identiteti, trashëgimia kulturore e Tiranës është Edi Rama”, tha Berisha./abcnews.al/