Pushuesja nga Kosova rrezikon mbytjen në Shëngjin, shpëton mrekullisht 75-vjeçarja

schedule19:31 - 27 Korrik, 2022

schedule 19:31 - 27 Korrik, 2022

Një pushuese 75-vjeçare nga Kosova ka rrezikuar të mbytet në plazhin e Shëngjinit. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:30 të pasdites së sotme, ndërsa e moshuara është dërguar me urgjencën në spitalin Rajonal të Lezhës.

Abc mëson se e moshuara gjatë qëndrimit në ujë ka pësuar gjendje të fikti dhe luhatje tensioni dhe gjatë përpjekjes për të lëvizur ka pirë ujë.

Fillimisht ka ndërhyrë vrojtuesi i detit që ka konstatuar rastin. Menjëherë e nxori të moshuarën në breg për t’i dhënë ndihmën e parë.

Ambulanca dhe personeli mjekësor mbërriti suke asistuar me shërbim dhe pushuesja nga Kosova tashmë e ka kaluar rrezikun për jetën./Abcnews.al/