U shfaq me ënjtje në fytyrë, Ermal Meta qetëson fansat: Pushimi do të mjaftojë, shihemi së shpejti

schedule16:10 - 27 Korrik, 2022

schedule 16:10 - 27 Korrik, 2022

Ermal Meta ka reaguar pas fotove të publikuara ditën e djeshme të cilat shqetësuan fansat.

Përmes një postimi në Instagram, këngëtari bëri me dije dje se ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore pasi pjesë të fytyrës dhe të kokës i fryhen.

Ditën e sotme ai ka vendosur të reagojë pas lajmeve në media.

Lexo edhe: Ç’po ndodh me Ermal Metën? Këngëtari në gjendje jo të mirë shëndetësore: Më fryhen pjesë të kokës dhe fytyrës

“Duke lexuar media të caktuara dikur sikur po vdes. Rrini të qetë, pushimi dhe kortizoni do të bëjnë punën e tyre. Shihemi pas pak ditësh”, shkruan ai në Twitter.

Për shkak të gjendjes shëndetësore, Ermal Meta u detyrua të anulonte disa angazhime pune në Peschici dhe Giffoni.

“Në fillim mendova se mund të ishte alergji, por nuk është. Më duhet të hetoj dhe mbi të gjitha të zgjidh situatën”, shkroi ai dje./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!