Presidenti francez Emmanuel Macron pritet që të diskutojë rreth strategjive për ushqimin pas luftës në Ukrainë gjatë vizitës së tij katërditore në Cameroon, Benin dhe Guinea-Bissau.
“Pasojat e luftës në Ukrainë po ndihen shumë në kontinentin afrikan, që është shumë i varur nga eksportet e Ukrainës,” tha një zëdhënës i Elizesë.
“Udhëtimi do të jetë një mundësi për të forcuar qëndrueshmërinë tonë kolektive ndaj krizave ushqimore dhe promovimin e investimeve afatgjata në bujqësi në vendet e cenueshme, veçanërisht në Afrikë.”
Macron pritet që të takojë homologun e tij, presidentin 89-vjeçar Paul Biya të martën ndërsa kjo është hera e parë që president francez viziton vendin që në 2015.
Kujtojmë se Organizata e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar se 49 milionë njerëz mund të vuajnë nga uria për shkak të luftës në Ukrainë dhe impaktit që ajo ka në furnizimin e botës me ushqime. /abcnews.al/