Janë plagosur pasditen e së premtes dy peshkatarë. Ata Ishin duke peshkuar me lëndë plasëse në kanalin e Çukës në Sarandë.
Ilirjan Llanaj, 46 vjeç nga Saranda dhe Mantho Gunella, 59 vjec nga Çuka peshkonin me lëndë plasëse ku për rrjedhojë u plagosën dhe u transportuan në spitalin e Sarandës për ndihmën mjekësore.
Për shkak të plagëve të marra bluzat e bardha të Sarandës e nisën 46-vjeçarin Ilirjan Llanaj për mjekim të specializuar drejt Tiranës, ndërkohë që 59-vjeçari Mantho Gunella pas mjekimit është larguar nga spitali./abcnews.al