Zbulohet parcela me “bar” në Greqi, arrestohen 2 shqiptarë, do të fitonin 500 mijë euro nga “biznesi”

schedule11:06 - 26 Korrik, 2022

schedule 11:06 - 26 Korrik, 2022

Policia greke ka zbuluar një parcelë me 467 rrënjë kanabisi në Fthiotidha, e cila kultivohej dhe mirëmbahej nga dy shqiptarë.

Dy shqiptarët të moshës 40 dhe 44 vjeç u arrestuan mëngjesin e së martës në mënyrë flagrante nga autoritetet greke, pas një kërkimi dhe hetimi disa mujor.

Protothema.gr shkruan se plantacioni përbëhej nga 2 zona të projektuara posaçërisht, të cilat ishin rrethuar me bimësi natyrore për të siguruar mbulim për kultivuesit e drogës, raporton abcnews.al.

Nga plantacionit u sekuestruan:

-automjeti i përdorur nga autorët për të mbërritur atje,
-zorrë për ujitje, 300 metra e gjatë,
-kanaçe për ujitje, bidon për ujitje dhe kovë plastike me ujë gjithashtu
-(2) qese plastike, të cilat përmbanin pleh kimik.

Autorëve iu gjetën dhe u konfiskuan një thikë dhe dy celularë.

Raportohet se përfitimi i synuar për autorët nga kultivimi i fidanëve, vjelja dhe trafikimi i kanabisit, do të arrinte shifrën e 500 mijë eurove.

Ndaj njërit prej të arrestuarve ishin në pritje dy urdhër-arreste, për shkelje të legjislacionit për drogën dhe një dënim për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!