Në një deklaratë të dhënë për mediat, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta bëri tifozët të “ëndërrrojnë”, ku do të shprehej se cikli i Lionel Messit me katalanasit nuk kishte përfunduar.
Trajneri blaugranave, Xavi Hernandez është i vetëdijshëm se nuk do të mund ta rikthejë Messin në Barcelonë, pasi sipas tij diçka e tillë është e pamundur.
“Ai ka një kontratë. Është e pamundur që ai të kthehet, të paktën këtë sezon. Është me të vërtetë, me të vërtetë e pamundur.
Presidenti tha se shpreson për këtë, por unë mendoj se është e paarritshme për momentin. Nuk ka kuptim të flasim për këtë. Ka shumë lojtarë që duan të vijnë tek ne dhe kjo flet shumë për ndikimin tonë global”, përfundoi tekniku i Barçës. /f.a/abcnews.al