Dy emigrantë shqiptarë dhe një serb kanë rënë në prangat e policisë greke, pasi janë kapur duke kultivuara bimë narkotike kanabis në një zonë periferike në Fokidha të Greqisë.
Mediet greke raportojnë se tre emigrantët janë anëtarë të një grupi kriminal aktiv në kultivimin e bimëve narkotike, përpunimin dhe trafikimin e kanabisit.
Sipas policisë të arrestuarit kishin mbjellë 750 fidanë kanabis, ndërsa kishin përshtatur vendin e rrethuar me gardh me pompë vaditëse për drogën.
Gjithashtu policia njofton se në makinën e emigrantëve u gjetën dhe u konfiskuan më shumë se 20 kilogramë kanabis të papërpunuar.
Kontrolli vijoi në plantacion, ku u sekuestruan fidanët e kanabisit, si dhe një sasi prej 8 kilogramë e 750 gramë kanabis, 1259 vazo plastike, të cilat u përdorën për rritjen e farave të kanabisit në bimë.
Në kontrollet në banesat e tyre u sekuestruan edhe shuma prej 3900 eurosh, pako të vogla kanabis, dy makina dhe një kamion, një peshore elektronike dhe 17 gëzhoja.
Sipas njoftimit të policisë, rasti është trajtuar nga Sektori i Çështjeve të Përgjithshme të NënDrejtorisë së Prokurorisë për Narkotikët pranë Drejtorisë së Sigurisë së Selanikut, ndërsa policët e Drejtorisë së Rrugës së Autostradës Boeotiane PATHE, Drejtorisë së Sigurisë Tebës dhe Amfissa-Delphi dhe Hetuesisë.
Zyra e Departamentit të Policisë asistoi në operacionet në Boeotia.
/abcnews.al/

