VIDEO/ 9-vjeçarja gjendet e braktisur në apartamentin e mbushur me plehra, policët nuk u besojnë syve

schedule11:37 - 25 Korrik, 2022

schedule 11:37 - 25 Korrik, 2022

Policët nuk i besuan syve teksa hapën me trako dyert e një shtëpie në një lagje të Bursas në Turqi, e cila ishte e mbushur me plehra. Kur janë futur brenda, në njërën prej dhomave policët kanë gjetur të vetmuar edhe një vajzë 9 vjeçe, e cila kishte thonjë dhe flokë të gjatë dhe ditë të tëra i paushqyer.

Pas verifikimeve, policia ka zbuluar edhe gruan që ishte përgjegjës për kujdesin ndaj fëmijës duke e arrestuar.

Nga hetimet u zbulua se ngjarja ishte edhe më e rendë se kaq.

Pasi kishte disa muaj që qiramarrësja nuk paguante qirane, pronari i shtëpisë e çoi çështjen në gjykatë. Pasi e paditura nuk u paraqit në asnjë seancë, gjykatësi vendosi që policia të futej në shtëpi dhe të nxirrte jashtë qiramarrësen. Por, kur kanë hyrë aty, policët kanë gjetur një mal me plehra në të gjitha dhomat si edhe një vajzӕ të gjendje të fikëti dhe me plagë në trup.

Gruaja që kishte marrë shtëpinë me qira ndodhej nënjë qytet tjetër, ndërkohë që nuk dihet se si e ka lënë vetëm fëmijën në shtëpinë e mbushur me plehra. Pas marrjes në pyetje ai tha se vajza 9-vjeçare ishte e së motrës, por ajo ishte divorcuar dhe nuk e dinte fëmijën.

“Kështu, e mora unë nën kujdes”, tha ajo para policëve. /abcnews.al