Ish-presidenti Ilir Meta ka thënë se do të bashkëpunojë me këdo që këkron triumfin e sovranitetit të popullit shqiptar.
Teksa gazetarët i vunë në dukje se në krye të frontit opozitar do të jetë PD, sipas ftesës së Berishës, Meta mohoi të kisha një garë me kreun aktual të demokratëve, dhe paraardhësin e tij, Lulzim Bashën.
“Do të bashkëpunojmë me çdo shqiptar të ndershëm patriot dhe demokrat që kërkon të triumfojë sovraniteti i popullit të Shqipërisë. Nuk jam në garë as me Berishën e s’kam qenë në garë as me Lulushin. Shqipërinë e ndryshon vetëm referendumi. Duartrokas edhe primaret që ka sjellë Berisha. Por tani referendmui është primare”, tha Meta. /abcnews.al