Fosilet e lashta të ngjashme me njeriun të gjetura në Afrikën e Jugut, mund të jenë më shumë se 1 milion vjet më të vjetra nga sa mendohej më parë, gjë që rrit shanset që ne ta kemi prejardhjen nga këto specie. Në këtë përfundim ka arritur një studim i ri.
Periudha e re kohore, mund të rishkruajë disa faza kyçe të historisë së evolucionit njerëzor. Kjo sepse të dhënat tregojnë se këto fosile i përkasin një specie që mund të ketë jetuar para fosilit të famshëm 3.2 milion-vjeçar “Lusi”. Specia e Lusit është cilësuar prej kohësh sipretendenti kryesor për paraardhësin e drejtpërdrejtë të njerëzve.
Homo Sapiens është i vetmi anëtar i mbijetuar i linjës njerëzore, gjinia Homo. Studimet e mëparshme, sugjeronin se kandidati kryesor për pararendësit e Homo Sapiens mund të jetë gjinia Australopitekus, që ka jetuar rreth 4.1 milion deri në 2.9 milion vjet më parë.
Australopitekus, që do të thotë “Majmuni i Jugut”, përfshin specien e Lusit, AustralopitekusAfarensis. Në kohën e zbulimit të Lusit në Etiopi në vitin 1974, kockat e saj ishin skeleti më i vjetër dhe më i plotë në botë i një hominini të lashtë, grupimi që përfshin njerëzit dhe speciet e zhdukura më të lidhura me njerëzit se sa çdo kafshë tjetër.
Burimet më të bollshme të fosileve të Australopitekut të zbuluara deri më sot janë Shpellat Sterkfontein në Afrikën e Jugut, të cilat janë pjesë e një vendi të quajtur Djepi i Njerëzimit. Sterkfontein u bë i famshëm, kur Australopiteku i parë i rritur u zbulua atje në vitin 1936. Përgjatë dekadave, shkencëtarët kanë gjetur qindra fosile hominine në Sterkfontein, të cilat klasifikohen zakonisht si anëtarë të species Australopitekus Africanus. Por hulumtimet e mëparshme, sugjeronin se kockat në Sterkfontein ishin vetëm 2.1 milion deri në 2.6 milion vjet të vjetra.
Ndërkohë, fosilet më të vjetra të njohura të gjinisë Homo, të zbuluara në Etiopi, datojnë rreth 2.8 milionë vjet më parë. Kjo sugjeron që speciet Sterkfontein Australopitekus, nuk mund të kenë qenë paraardhësit e drejtpërdrejtë të Homo Sapiens.
Në vend të saj, studiuesit kanë propozuar shpesh se paraardhësit e njerëzve të sotëm ishin speciet Australopitekus në Afrikën Lindore, si Lusi, A.Afarensis dhe se A.Africanus i Afrikës së Jugut, dhe që e kishin prejardhjen nga A.Afarensis i Afrikës Lindore. Por ka shumë debate në lidhje me epokat e fosileve të gjetura në Sterkfontein.
Për shembull, skeleti pothuajse i plotë i njohur si Këmba e Vogël i gjetur atje, vlerësohet të jetë 3.67 milionë vjet i vjetër, sipas studimit të Derril Granger, gjeokronolog në Universitetin Purdju në Indiana, SHBA, dhe kolegëve të tij.
Në studimin e ri, Granger dhe kolegët e tij, synuan të bëjnë vlerësime të reja të moshës së fosileve të tjera hominine në Sterkfontein. Ata zbuluan se ato kocka, mund të jenë në fakt rreth 3.4 milion deri në 3.7 milion vjet të vjetra. Kjo i bën ata më të vjetra se Lusi, dhe krijon mundësinë që Homo Sapiens të ketë evoluar nga speciet Australopitekus të Afrikës së Jugut, dhe jo nga Afrika Lindore, siç është menduar për një kohë të gjatë.
Kuptimi i vjetërsisë së fosileve të gjetura në Sterkfontein mund të jetë i ndërlikuar. Normalisht, shkencëtarët e vlerësojnë moshën e fosileve duke analizuar shtresat në të cilat gjenden ato. Sa më e thellë të jetë një shtresë, aq më i vjetër mund të jetë fosili.
Por, sistemi kompleks i shpellave në Sterkfontein, mund të bëjë që depozitat e vjetra të përzihen me materiale më të reja, dhe mund t’i vështirësojë përpjekjet për të përcaktuar periudhën kohore të këtyre fosileve. Strategji të tjera për përcaktimin moshës sëekzemplarëve të Australopitekut në Sterkfontein, përfshijnë ekzaminimin e eshtrave të kafshëve të tjera, siç janë eshtrat e kuajve të zbuluar pranë fosileve hominine.
Por kockat mund të zhvendosen brenda shpellave gjatë përmbytjeve. Edhe gurët e rinj të lëngshëm, mund të depozitohen në sedimentin e vjetër, dhe kjo do të thotë se të dhënat aktuale të nxjerra nga këto metoda, mund të jenë të pasakta.
Një metodë potencialisht më e saktë, përfshin përcaktimin e moshës së shkëmbinjve ku janëgjetën fosilet. Në studimin e ri, studiuesit analizuan mbetjet në lidhje me terrenin në të cilën janë ngulitur fosilet, të quajtur ‘breccia’. Shkencëtarët analizuan të ashtuquajturat nuklidekozmogjenike brenda shkëmbinjve.
Këto janë versione tejet të rralla të elementeve, apo izotopeve, të prodhuara nga rrezet kozmike – grimca me energji të lartë që e bombardojnë vazhdimisht Tokën nga hapësira.
Çdo izotop i një elementi, ka një numër të ndryshëm neutronesh në bërthamën e tij atomike.
Për shembull, Alumini-26, ka një neutron më pak brenda bërthamës së tij sesa alumini i rregullt. Alumini-26 formohet kur një shkëmb që përmban kuarc ekspozohet në sipërfaqe, por jo pasi të jetë varrosur thellë në një shpellë. Ndaj studiuesit mund të përcaktojnë moshën e sedimenteve shpellore dhe fosileve brenda tyre, duke matur nivelet e Aluminit-26 së bashku me një nukleid tjetër kozmogjenik, Berilium-10.
“Në fillim u befasova që moshat e reja prej 3.4 deri në 3.6 milion vjet, ishin aq afër me sedimentet më të vjetra. Kjo do të thotë se të gjitha fosilet e Australopitekut të Sterkfontein, përputhen me një interval kohor mjaft të ngushtë, dhe në një kohë të veçantë kur ka pasur shumë diversifikim të homininëve edhe në Afrikën Lindore. Kjo flet për një lidhje të hershme midis homininëve në Afrika Lindore dhe Afrika e Jugut”– thotë Granger.
Këto gjetje të reja, të cilat tregojnë se A.Africanus është të paktën po aq i vjetër sa A.Afarensis, në mos më i vjetër se ky i fnudit, mund të përjashtojnë idenë se A.Africanusrrjedh nga A.Afarensis. Në fakt, A.Africanus ka një kafkë dhe tipare të fytyrës më primitive të ngjashme me të majmunit sesa A.Afarensis, thotë paleoantropologu Johanes Haile–Selasie, drejtor i Institutit të Origjinës Njerëzore në Universitetit Shtetëror të Arizonës, që nuk ishte pjesë e studimit.
Studimi i ri sugjeron se A.Africanus dhe A.Afarensis mund të jenë specie motra, që rrjedhin nga një paraardhës i përbashkët më i vjetër si A.Anamensis 3.8 milionë vjeçar, që u zbulua nga Haile–Selasie në Etiopi në vitin 2016. / LiveScience