Java që lamë pas shënoi temperatura rekord, por çfarë ndodh me termometrin javën e ardhshme

schedule16:30 - 24 Korrik, 2022

schedule 16:30 - 24 Korrik, 2022

Vala e të nxehtit, do të jetë e pranishme më së shumti në fillim të kësaj jave. Zonat perëndimore do të vijojnë të mbeten me temperatura të larta edhe pse parashikohen luhatjet si në tabelë.

Sipas SHMU përgjatë zonave malore, kryesisht në mesditën e së enjtes parashikohen reshje të shkurtra shiu.

Era, do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë e mesatare përgjatë bregdetit gjatë orëve të mesditës. Valëzimi në dete i forcës 2 dhe 3 ballë.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!