Kryeministri Rama thotë se nuk do ketë shtyrje të zgjedhjeve të 30 qershorit, pasi nuk ka asnjë mundësi kushtetuese për ta bërë një gjë të tillë. Në studion e “Opinion”, Rama tha se nuk do lejojë që të krijohet precedenti i legjitimimit të djegies së mandateve, pasi arsyet e kauzës së opozitës lidhen me frikën e saj nga humbja e zgjedhjeve e reforma në drejtësi.
“30 qershori është data e zgjedhjeve vendore, por nëse ne hyjmë në këtë marrëzi që a duhet që në një sistem demokratik që po ndërtojmë, të krijojmë një traditë që s’ka lidhje fare me demokracinë për të marrë peng nga opozita e pakicës që s’fiton dot zgjedhjet. Këtu është çështja që këtu nuk ka mundësi që të bëhen kushedi për sa vite zgjedhje normale. Nëse legjitimohet djegia e mandateve, nëse do vijë partia tjetër dhe do djegë mandatet dhe do fillojë loja nga e para. Janë pakicë pa asnjë mundësi për të fituar, nuk fitojnë dot janë të tmerruar nga reforma në drejtësi dhe SPAK dhe duan të krijojnë një situatë ku ose tëmarrin pushtet në tavolinë dhe të djegin çdo gjë përpara, ose të bëjnë Pazar. Nëse për një sekondë të vetme unë po mendoja të iki unë dhe këtu do normalizohet gjithçka nuk do isha këtu sot, do kisha ikur. Nëse do mendoja që të nesërmen e ikjes sime, Saliu të bëhet njeri është çështje e një sistemi që ne duhet ta ndërtojmë për fëmijët tanë. Kemi një kornizë dhe brenda kësaj kornize flasim ça të ketë. Aq sa të fiket emisioni “Opinion njëherë e përgjithmonë, Zot na ruaj, aq mund të të lëvizë data e zgjedhjeve”.
/ABC news Albania 24/7