Roma ka hedhur sytë në Ligue 1, teksa ka piketuar lojtarin e PSG. Bëhet fjalë për Georgino Wijnaldum, i cili pëlqehet nga Jose Mourinho.
Sipas “Sky Sport” klubi francez kërkon 10 milionë euro për të lënë të lirë lojtarin, shifër që nuk mund të paguhet nga “Giallorossi”.
Në këto kushte verdhekuqtë po mendojnë për huazimin e holandezit, i cili aktualisht te PSG merr një pagë prej 7 milionë euro në sezon. /f.a/abcnews.al