Berlusconi kundër Draghi: Ndoshta është lodhur nga qeverisja dhe ka përfituar nga rasti

schedule15:39 - 22 Korrik, 2022

schedule 15:39 - 22 Korrik, 2022

Silvio Berlusconi ka sulmuar kryeministrin italian Mario Draghi, duke thënë se mbase është lodhur nga qeverisja dhe ka shfrytëzuar rastin.

“Ndoshta ai është lodhur nga qeverisja dhe ka përfituar nga rasti. Puna e kryeministrit, natyrisht, kërkon orë pune më të rënda se ajo e një bankieri qendror”, shtoi Berlusconi dhe theksoi se qendra e djathtë italiane nuk dëshiron të rrëzojë qeverinë e ish-presidentit të Bankës Qendrore Europiane.

Sipas gazetës Corriere della Sera, Mario Draghi komentoi deklaratat e Berlusconit , duke mohuar se ai ka dhënë dorëheqjen për shkak të lodhjes.

/abcnews.al