Javier Zanetti ësht intervistuar nga “Calcio.com” për të rikthyer një pjesë të karrierës së kampionit Brazilian, kolegut të tij tek Inter.
“Po flasim për fenomenin Ronaldo. Për mua ai ishte një nga lojtarët më të fortë me të cilët kam luajtur. Mbaj mend që kur erdhi tek ne pati një pritje të madhe sepse po vinte një kampion i madh dhe më pas e tregoi edhe në fushë.
Ronaldo kishte fuqi dhe driblim, vështirë të gabonte para portës, ishte një bomber i vërtetë. Në finale e Kupës UEFA me Lazion, ku ndër të tjera shënova dhe unë, goli i tij i tretë na dha qetësinë. Të shikosh atë driblim që i bën portierit është e jashtëzakonshme, mund ta bëjnë vetëm fenomenët.
Ka shumë anekdota, kemi përjetuar moment të mëdha. Mendoj se Ronaldo, përtej asaj që kishte bërë atë natë atje në fushë, ishte shumë i lumtur sepse ishte trofeu i parë ndërkombëtar për shumë prej nesh. Po flasim për një kampion të madh, përballja me të ishte shumë e vështirë sepse ishte një djalë inteligjent që e dinte se çfarë i duhej skuadrës në fushë.
Kundërshtarët e dinin se për të ndaluar atë, duhet të ndërhynin ashpër dhe ashtu bënë. Ai dëmtua rëndë por prap nuk u dorëzua kurrë, sepse fenomenët nuk dorëzohen kurrë”, është shprehur legjenda e Interit për Fenomenin Ronaldo./ h.ll/abcnews.al