“Do harroni Adriatikun, mbajeni mend se më dalin fjalët”, si i parashikoi Rama fatin Berishës para se të shpallej “non grata” nga Britania

schedule13:01 - 22 Korrik, 2022

schedule 13:01 - 22 Korrik, 2022

Ditën e djeshme kryeministri Rama me sa duket “i parashikoi” fatin ish-kryeministrit Sali Berisha, para se të shpallej “non grata” nga Britani e Madhe.

Nga Foltorja e Kuvendit Rama u shpreh se Berisha pas pamundësisë për të udhëtuar në Amerikë, nuk do mundet të udhëtojë as në Adriatik.

 Një tufë varkash me lopata jeni. Oqeanin e harruan disa, do harroni edhe Gibraltarin, dhe shumë shpejt do harroni dhe Adriatikun. Mbajeni mend se mua më dalin fjalët”, kjo ishte deklarata e Ramës dje në Kuvend.

Disa orë më vonë, Britania e Madhe njoftoi se kishte  marrë masa ndëshkuese për  për individë në Shqipëri që kanë lidhje me krimin dhe korrupsionin.

“Të ndërpresim lidhjen mes politikës, biznesit dhe aktivitetin e paligjshëm në Ballkanin Perëndimor, “ ishte titulli i një deklaratë të gjatë të përgatitur nga i dërguari special i kryeministrit britanik në Ballkanin Perëndimor Sir Stuart Peach.

Sot, gjatë një konference për shtyp Berisha deklaroi se  i është ndaluar hyrja në Mbretërinë me Bashkuar.

Deklarata e Berishës:

“Disa orë pasi Edi Rama dha lajmin për vendimin që do të merrte qeveria e MB, jam njoftuar me një letër se, Home Secretary ka marrë vendimin për moslejimin e hyrjes sime në MB me arsyetimin
1. Se ju keni lidhje të qarta me grupe të krimit të organizuar dhe kriminelë, të cilët kanë paraqitur një rrezik për sigurinë publike në Shqipëri dhe në MB dhe, se ju jeni i gatshëm t’i përdorni këto lidhje për të avancuar ambiciet tuaja politike, dhe
2. Për korrupsion dhe pasurimin tim, dhe rretheve të njerëzve pranë meje, ku si shembull përmendet ish këshilltari për zgjedhjet Damir Fazlliç, të cilin sipas vlerësimit të tyre, unë e kam mbrojtur kur, kundër tij kanë dalë prova inkriminuese.
Ndonëse, ashtu si thotë ky vendim, është konfidencial dhe, ndonëse përfaqësuesit e MB në Tiranë kane deklaruar se nuk do të publikojne emrat, unë kam marrë vendimin t’a bëj publik për qytetarët shqiptarë, para të cilëve unë kam qenë gjithnjë i vërtetë, me të mirat dhe gabimet, kam luftuar gjithnjë në mbrojtje të interesit të tyre, ashtu siç e kam vlerësuar unë.

/Abcnews.al.