Gjendet “thesari” në jahtin e manjatit rus, SHBA sekuestron vezën e rrallë Faberge

schedule10:19 - 22 Korrik, 2022

schedule 10:19 - 22 Korrik, 2022

Një nga sendet më të veçanta është zbuluar në jahtin e një oligarku rus, i cili është futur në listën e sanksioneve amerikane. Veza e çmuar Faberge u gjet në jahtin me vlerë 300 milionë dollarë. Prokurorët amerikanë e kanë cilësuar si një nga zbulimet me interesante deri më sot, sipas mediave të huaja.

Zëvendësprokurorja e përgjithshme e SHBA-së Lisa Monaco në një forum të posaçëm kushtuar ngrirjes dhe konfiskimit të aseteve ruse, tha: Ne gjejmë objekte vërtet interesante, fituam një vezë Fabergé në një jaht.

Pa thënë saktësisht se cilit jaht i referohej, Monako tha se anija ishte ankoruar në San Diego pasi po lundronte nga Fixhi muajin e kaluar. Një jaht prej 300 milionë dollarësh, i quajtur Amadea, ka lundruar nga Fixhi në San Diego pas një beteje të ashpër ligjore që përfshin një oligark rus.

“Ne po punojmë me autoritetet e zbatimit të ligjit në mbarë botën për të kryer kontrolle në jahte,” tha zëvendësprokurori i përgjithshëm i SHBA.

Ai shtoi gjithashtu se nëse veza konsiderohet autentike, atëherë do të thotë se vlera e saj arrin në miliona dollarë. Historikisht, vezët Fabergé janë konsideruar sinonim i pasurisë dhe luksit. Veza e parë u porosit në 1885 nga Car Aleksandri III.

Disa nga bizhuteritë e çmuara Fabergé u humbën ose u vodhën. Fabergé krijoi vetëm 50 vezë për Familjen Perandorake të Rusisë.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!