Një ditë pasi Meta dorëzon detyrën si President, LSI njofton mbajtjen e Konventës Kombëtare më 25 korrik

schedule23:58 - 21 Korrik, 2022

schedule 23:58 - 21 Korrik, 2022

Lëvizja Socialiste për Integrim, ka njoftuar se do të mbajë Konventën Kombëtare për vitin 2022 më datë 25 korrik. Kjo Konventë do të mbahet në orën 19:00 në Pallatin e Kongreseve.

Kjo lëvizje në LSI, vjen një ditë pasi ish-kreu i saj, Ilir Meta dorëzon detyrën si President i Republikës së Shqipërisë. Meta ka premtuar se do të kthehet aktiv në politikë, pas dorëzimit të mandatit ndërsa nuk dihet nëse do të tentojë marrjen e kryesisë së LSI.

Ilir Meta do të zhvillojë vizitën e tij të fundit si president në Kosovë. Burime bëjnë me dije se Meta do të kthehet prej andej në datën 23 Korrik, një ditë përpara skadimit të mandatit. Kujtojmë se Ilir Meta ka fituar vetëm një mandat për president dhe më datën 24 korrik ai i dorëzon postin Bajram Begaj.

Begaj është zgjedhur presidenti i ri i Shqipërisë me 78 vota nga mazhoranca që ishin në favor të tij. Begaj, i cili ka një karrierë më shumë se 30 vjeçare në Forcat e Armatosura të Shqipërisë, prej vitit 2020 shërben në rolin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!