Liverpool ka zhvilluar ditën e sotme një ndeshje miqësore me skuadrën gjermane të Leipzig. Një takim që u mbyll me shifrat 5-0 për të besuarit e Jurgen Klopp.
Në këtë sfidë protagonisti kryesore ishte 100 milionëshi i “The Reds”, Darwin Nunez, i cili arriti të shënonte 4 gola në portën e gjermanëve.
Ish-sulmuesi i Benficas u “zhbllokua” më në fund, teksa u mbylli gojën edhe kritikëve të cilët e kritikuan atë për rastet e humbura në miqësoren me Manchester United një javë më parë.
Time to enjoy @Darwinn99‘s first-ever hat-trick for the Reds ⚽⚽⚽ pic.twitter.com/vztvgVwHzx
— Liverpool FC (@LFC) July 21, 2022
/f.a/abcnews.al

