Shkëndija e Tetovës vazhdon me rezultatet pozitive në Conference League. Në ndeshjen e sotme përballë letonezve të Valmierës arritën të siguronin fitoren me shifrat 2-1.
Një fitore shumë e rëndësishme për kuqezinjtë, të cilët janë një hap larg kualifikimit në fazën tjetër të këtij kometicioni.
Shkëdija gjeti golin që në minutën e 9-të të takimit me anë të Doriev, ndërsa vendasit barazuan rezultatin. Për t’i dhuruar fitoren të besuarve të Artim Shaqirit mendoi ish-sulmuesi i Kukësit, Sindrit Guri.
Ndeshjen e kthimit kuqezinjtë do ta luajnë në shtëpinë e tyre më 28 korrik. /f.a/abcnews.al