Transferimi i Robert Lewandowskit te Barcelona sigurisht ishte një nga kalimet e rëndësishme të kësaj merkatoje.
Ky kalim në “Camp Nou” ka bërë që shumë tifozë tashmë të kërkojnë fanellën me emrin e sulmuesit portugez, teksa ka sjellë një fluks të madh të blerjeve.
Por një lajm i keq vjen për tifozët, të cilët momentalisht nuk mund të sigurojnë dot uniformën e polakut në dyqanin zyrtar të Barçës, pasi ka mbaruar shkronja “W”.
Pritet që ai të marrë fanellën me numrin nëntë, të veshur aktualisht nga Memphis Depay, edhe nëse holandezi nuk arrin të transferohet diku tjetër.
Një tifoz u përpoq të blinte një fanellë me emrin e sulmuesit në anën e pasme dhe iu tha një ‘jo’ e fortë nga një djalosh në arkë.
“Pse nuk mund të blejmë fanella me Lewandowskin?”, pyet ai para se t’i thonë: “Sepse nuk e kemi shkronjën “W” dhe për shkak se ai ka dy në emrin e tij, ne kemi mbaruar”.
You cannot get Lewandowski’s name printed on your jersey why??? ? Here’s what an employee from Barça Store has to say. This also happened in at least one more official store in Barcelona. Crazy! ? pic.twitter.com/6wTSrf19m5
— 9CAMPNOU (@9Campnou) July 19, 2022
33-vjeccari përfundoi një transferim prej 50 milionë euro nga Bayern Munich dhe është nënshkrimi i katërt i Blaugranave këtë verë. /f.a/abcnews.al