Inflacioni në Britaninë e Madje ka arritur në nivelin më të lartë të 40 viteve të fundit, ndikuar edhe nga rritja e çmimeve të naftës dhe karburantit.
Këto shifra shtojnë shanset për një rritje të rrallë të normës së interesit të Bankës së Anglisë me gjysmë pikë përqindjeje muajin e ardhshëm, raporton Reuters.
Zyra për Statistikat Kombëtare tha se inflacioni vjetor i çmimeve të konsumit u rrit në qershor në 9.4%, më i larti që nga shkurti 1982, nga 9.1% e majit.
Rritja e fundit do të thotë se Britania kishte normën më të lartë të inflacionit mes vendeve të G7 që nga viti 1985, megjithëse shumë vende më të vogla të Bashkimit Evropian aktualisht po shohin rritje edhe më të shpejtë të çmimeve. /abcnews.al