Zbulohet parcela me “bar” në Zallbastar, arrestohet 48-vjeçari, nën hetim vëllai i tij

schedule09:04 - 20 Korrik, 2022

schedule 09:04 - 20 Korrik, 2022

Policia e Tiranës ka zbuluar një parcelë ku kultivohej kanabis dhe ka vënë në pranga një 48-vjeçar.

Burime nga policia bëjnë me dije se parcela është zbuluar në fshatin Zallbastar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, se në fshatin Zallbastar ishin kultivuar bimë narkotike kanabis, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Kodër Lucë”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H., 48 vjeç, banues në Kamzë, si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë vëllai i tij, shtetasi T. H., 42 vjeç, banues në Kamzë.

Shtetasi A. H., në bashkëpunim me shtetasin T. H., dyshohet se ka kultivuar bimë narkotike, në vendin e quajtur “Kodër Lucë”, në fshatin Zallbastar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!