Nisja e negociatave, Shtëpia e Bardhë: Hapat që ka marrë Shqipëria e RMV-ja, të frymëzojnë të gjithë aspirantët e BE-së

schedule15:37 - 19 Korrik, 2022

schedule 15:37 - 19 Korrik, 2022

Shtëpia e Bardhë ka reaguar pas nisjes së negociatave më Bashkimin Evropian, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në një deklaratë, administrata Biden shprehet se SHBA mirëpret “hapat e rëndësishëm që Bashkimi Evropian po ndërmerr për të çuar përpara integrimin e Ballkanit Perëndimor në komunitetin euroatlantik.”

Ndërsa kujtohet se Evropa ndodhet në një moment kur Rusia ka shkatërruar paqen, SHBA thotë se do të vijojnë që të jenë një partner i fortë dhe i besueshëm ndësa, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut punojnë për të përmbushur kriteret.

“Hapat që dy vendet kanë marrë së fundmi për të mbrojtuar të drejtat e njeriut dhe për të forcuar reformat demokratike dhe për të mbështetur sundimin e ligjit, janë hapa që duhet të frymëzojnë të gjithë aspirantët e BE-së në rajon,” thuhet më tej në reagim.

“Shtetet e Bashkuara mirëpresin hapat e rëndësishëm që Bashkimi Evropian po ndërmerr për të çuar përpara integrimin e Ballkanit Perëndimor në komunitetin euroatlantik duke hapur bisedimet e pranimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në një moment kur Rusia ka shkatërruar paqen në Evropë, është më e rëndësishme se kurrë të mbështesim aspiratën për një Evropë të plotë, të lirë dhe në paqe. Një Ballkan Perëndimor demokratik, i sigurt dhe i begatë mbetet thelbësor për këtë vizion. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të jenë një partner i fortë dhe i besueshëm ndërsa ato vende punojnë për të mbrojtur të drejtat e njeriut, për të forcuar reformat demokratike dhe për të mbështetur sundimin e ligjit. Hapat që BE, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë ndërmarrë ditët e fundit duhet të frymëzojnë të gjithë aspirantët e BE-së në rajon që të rrisin angazhimin e tyre për forcimin e demokracive të tyre.”

 

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!