Moderatorja e njohur, Lei Kraja ka folur si rrallëherë për jetën e saj private. Në një intervistë për “Revistën Living”, ajo ka shprehur dëshirën për të qenë nënë e një vajze.
“Do të doja shumë të kisha një fëmijë, mbi të gjitha një vajzë. Kështu e kam imagjinuar veten që e vogël në këtë moshë”, ka thënë Lei.
Sakaq, moderatorja është pyetur nëse do të rikthehej në SHBA po të merrte një ftesë.
“Patjetër që do ta pranoja, nëse do të më ofronin më tepër nga çfarë kam këtu. Varet nga rrethanat”, u shpreh ajo./abcnews.al