Prita, armë dhe borxhe droge/ Karabinierët nën hetim grupin e shqiptarit që shiste “mall” në pyll

schedule12:53 - 18 Korrik, 2022

schedule 12:53 - 18 Korrik, 2022

Një hetim i madh ka nisur në Itali kundër një grupi kriminal, me shqiptarë dhe italianë, për tentativë vrasje. Mediat italiane shkruajnë se shqiptarët, italianët dhe marokenët nën hetim ishin përfshirë në ngjarje kriminale, si prita, gjoba, dënime dhe borxhe për tu paguar.

Hetimet nisën në vitin 2020 ku një tregtar pyjor nga Maroku u sulmua brutalisht.  Të dyshuarit ishin 4 persona, dy italianë, një shqiptar, dhe një maroken. Po ashtu në ngjarje u përfshinë edhe dy vajza italiane. Hetimet e zgjeruara shtuan akuza në vrasje e mbetur në tentativë, trafik droge të llojit kokaine, heroinë dhe hashash.

Shpërndarjen e drogës shqiptarët dhe italianët e bënin në zona të pyllëzuara.

Kurthi dhe prita e tregtarit të gabuar

Shqiptari dhe italianët kishin ngritur një kurth për tregtarin e kokainës nga Maroku. Pasi kishin simulua interesin e tyre për të blerë drogë, grupi kishin lënë takim. Por në këtë moment në zonën e pyllëzuar ata kanë rrahur brutalisht marokenin.

Sikur të mos mjaftonte kjo, burri maroken bashkë me të dashurën e tij u gjetën dhe u rrahën sërish brutalisht duke i thënë se duhet të sillte 30 mijë euro.

/abcnews.al/