Atentati në Fushë-Krujë, kush janë 3 viktimat me të shkuar “të errët”, pjesë e grupit të Ervis Martinajt

schedule22:34 - 17 Korrik, 2022

schedule 22:34 - 17 Korrik, 2022

Në foto Brilant Martinaj 

Tre të rinjtë që mbetën viktimë e atentatit të sotëm në Fushë-Krujë ishin me precedent penal në fushën e krimeve ndaj personit, mëson gazetarja e Abc Xhensila Kodra.

Brilant Martinaj, 23 vjeç, banues në Fushë-Kuqe ishte me precedent kriminal, i dyshuar për veprën penale “vrasja e kryer në bashkëpunim” dhe “armëmbajtje pa leje.”

Diklen Vata, 30 vjeç njihej si person me precedent penal, kishte lidhje të afërt shoqërore me Brilant Martinaj dhe pjesëtar i grupit kriminal të Ervis Martinajt.

Besmir Hoxha, 34 vjeç, nga Fushë-Kuqe kishte lidhje të afërta shoqërore me Brilant Martinaj.

LEXO KËTU GJITHÇKA PËR ATENTATIN NË FUSHË-KRUJË

Ky i fundit dyshohet si autor i ekzekutimi të efektivit të FNSH-së Xhuliano Prela në dhjetor 2020 dhe ish-policit Xhelal Reçi më 1 nëntor 2021.

Asnjë nga krimet nuk është provuar.

Ndërsa Diklen Vata është kapur në shtator të 2017-ës me kokainë në Tiranë.

Dyshohet se ishin 4 autorë të cilët kanë vëzhguar makinën e viktimave, tip “Volswagen Passat” që nga Rinasi deri në mbikalimin e Fushë-Krujës ku i kanë zënë pritë.

Autorët janë larguar në drejtim të paditur ndërsa makina që dyshohet se është përdorur për të kryer krimin, u gjet e djegur pak kilometra larg vendit të ngjarjes, në fshatin Larushk.

Brenda makinë u gjetën 3 armë, ndërsa në vendin e ngjarjes u gjetën rreth 80 gëzhoja.

FNSH vijon krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve./Abcnews.al/